Mahmud ibën Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!"
Transmeton Ahmedi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se gjëja që frikësohet më shumë për umetin e tij është shirku i vogël, respektivisht syefaqësia: që të veprojë për shkak të njerëzve. Pastaj tregoi për dënimin e atyre që bëjnë syefaqësi në Ditën e Kiametit, se do t'u thuhet: "Shkoni tek ata për të cilët keni vepruar dhe shihni nëse ata kanë fuqi t'ju shpërblejnë dhe t'ju japin shpërblim për veprat që i keni bërë?!"
- Është obligim që veprat t'i bëjmë sinqerisht për Allahun e Lartmadhëruar dhe të kemi kujdes nga syefaqësia.
- Dhembshuria e madhe e Profetit ﷺ për umetin e tij dhe kujdesi i tij për udhëzimin dhe këshillimin e tyre.
- Nëse kjo ishte frika e Profetit ﷺ teksa u drejtohej sahabëve, të cilët ishin zotërinjtë e të devotshmëve, atëherë frika për ata pas tyre duhet qenë edhe më e madhe.
Burimi: HadeethEnc.com