Enciklopedia e Haditheve · Norma që kanë ë bëjnë me gratë

266 Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë, sepse sprova e parë te bijtë e Israilit ka qenë përmes grave.”

Gabim?
267 Sahih

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”

Gabim?
268 Sahih

Ukbe ibën Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: "O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?" - “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Profeti ﷺ.

Gabim?
269 Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli në namazgjah për Bajramin e Kurbanit, - ose ka thënë: Fitrit, - dhe kaloi pranë grave e u tha: “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë). Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju (gratë).” - "E çfarë mangësie ka në fenë dhe mendjen tonë, o i Dërguari i Allahut?" - pyetën ato. - “A nuk konsiderohet dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?” - i pyeti Profeti ﷺ. - Po, ashtu është, - thanë ato. - “Kjo konsiderohet mangësi në mendje. Po ashtu, kur i vijnë menstruacionet, a nuk e lë namazin dhe agjërimin?” - Po, ashtu është, - thanë gratë. - “Kjo konsiderohet mangësi në fe”, - u tha Profeti ﷺ.”

Gabim?
270 Sahih

Nga Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili pati marrë pjesë në dymbëdhjetë beteja me Pejgamberin e Allahut (paqja qoftë mbi të!), përcillet se ka thënë që kam dëgjuar nga Pejgamberi i Allahut (paqja qoftë mbi të!) katër gjëra, që më kanë bërë përshtypje të veçantë: "Femra nuk duhet të ndërmarrë udhëtim dyditor pa burrin e saj apo pa një mashkull të familjes. Nuk lejohet të agjërohet në këto dy ditë: dita e festës së fitrit dhe dita e festës së kurbanit. Nuk lejohet të falet namaz pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli e as pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë dielli. Dhe nuk bën të ndërmerret udhëtim i gjatë vetëm se për te këto tri xhami: Xhamia e Shenjtë, Xhamia e Aksasë dhe Xhamia ime".

Gabim?