267
Sahih
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se dynjaja dhe ajo që gjendet në të është diçka që përmes saj arrihet kënaqësi për një kohë dhe pastaj kalon, por kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e devotshme, të cilën, kur e shikon, e gëzon; kur e urdhëron, i bindet, e, kur nuk është i pranishëm, e ruan nderin dhe pasurinë e tij.
- Lejohet të kënaqemi me të mirat e dynjasë, të cilat Allahu ua ka lejuar robërve të Tij, pa teprim e pa mendjemadhësi.
- Inkurajimi për ta zgjedhur gruan të devotshme, sepse kjo është ndihmesë për burrin që t'i bindet Zotit të tij.
- Kënaqësia më e mirë e kësaj dynjaje është ajo gjë që është bindje ndaj Allahut ose të ndihmon për këtë gjë.
Burimi: HadeethEnc.com