Enciklopedia e Haditheve · Pejgamberët dhe të dërguarit e mëhershëm

125 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli: në këtë ditë është krijuar Ademi, në të është futur në Xhenet dhe në këtë ditë është nxjerrë prej tij, dhe kiameti nuk do të ndodhë vetëm se në ditën e premte.”

Gabim?
126 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Mos më pyesni për gjëra që ende nuk jua kam thënë. Ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve (të panevojshme) dhe kundërshtimit të pejgamberëve të tyre. Andaj, nëse jua ndaloj një gjë, largohuni prej saj, e, nëse ju urdhëroj të bëni diçka, bëjeni sa të keni mundësi.”

Gabim?
127 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se është afruar koha kur Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të.”

Gabim?
128 Sahih

Nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibën Sahri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kur t'ju ndaloj nga diçka, largohuni prej saj, kurse atë që jua urdhëroj, bëjeni, aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve të tyre."

Gabim?