Enciklopedia e Haditheve · Pijet e ndaluara

285 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër."

Gabim?
286 Hasen

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo gjë që deh në sasi të madhe, edhe sasia e vogël e saj është e ndaluar.”

Gabim?
287 Sahih

Ebu Burde përcjell nga babai i tij e ky nga Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte dërguar atë në Jemen, ndërsa ky e kishte pyetur për disa pije që prodhoheshin atje. I Dërguari e pyeti: "Cilat janë ato?" Ky i tha: "Bit'i dhe mizri". -Njerëzit e pyetën Ebu Burden: “Ç'është bit'i?” Ai iu përgjigj: “Bit'i është pije e (prodhuar) nga mjalti, kurse mizri pije e (prodhuar) nga elbi.- Atëherë i Dërguari ﷺ tha: "Çdo lëndë dehëse është haram." Transmetoi Buhariu. Edhe Muslimi e ka transmetuar këtë hadith dhe teksti i tij është kështu: Ebu Musa Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur me të!)) ka thënë: “I Dërguari ﷺ më dërgoi mua dhe Muadh ibën Xhebelin në Jemen.” (Kur u ktheva) unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, në vendin ku ishim ne (Jemen) prodhohej një pije prej elbit që quhej mizër dhe një pije prej mjalti, që quhej bit'ë. Ai ﷺ tha: “Çdo pije dehëse është haram.” Në një version tjetër të Muslimit, thuhet: "Profeti tha: 'Çdo pije që deh duke u bërë pengesë për faljen e namazit, është haram.'" Gjithashtu në një version tjetër të tij, thuhet se Ebu Musa Eshariu, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Të Dërguarit ﷺ i ishte dhënë aftësia e të shprehurit me fjalë gjithëpërfshirëse dhe kuptimplota, kësisoj ai tha: “Ju ndaloj nga çdo pije dehëse, e cila për shkak të dehjes bëhet pengesë për faljen e namazit.”

Gabim?