Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 285

Pijet e ndaluara
285 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër."

رواه مسلم وأخرج البخاري الجملة الأخيرة منه

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo gjë që shkakton humbjen e arsyes konsiderohet alkool dhe lëndë dehëse, pavarësisht nëse është pije, ushqim, apo substancë që thithet apo diçka tjetër. Çdo gjë që e deh njeriun dhe e bën të humbë mendjen, Allahu i Lartmadhëruar e ka bërë haram dhe e ka ndaluar, qoftë pak apo shumë. Andaj, ai që pi diçka nga lëndët dehëse dhe vazhdon t'i pijë pa u penduar dhe vdes në këtë gjendje, e meriton dënimin e Allahut duke e privuar nga pirja e tyre në Xhenet.

  • Shkaku i ndalimit të alkoolit është dehja, andaj çdo gjë që deh, çfarëdo qoftë, është haram.
  • Allahu i Lartësuar e bëri haram alkoolin, sepse ai përmban dëme dhe rreziqe të mëdha.
  • Pirja e alkoolit në Xhenet është pjesë e kënaqësisë dhe lumturisë së plotë.
  • Allahu do t'ia ndalojë pirjen e alkoolit në Xhenet atij që nuk heq dorë nga pirja e tij në këtë botë. Kësisoj, ndëshkimi i tij do të jetë sipas llojit të veprës që ka bërë.
  • Duhet të nxitojmë të pendohemi për gjynahet sepse vdekja mund të vijë në çdo çast.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?