Mugire ibën Shu'be (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Isha në një udhëtim bashkë me Profetin ﷺ dhe u ula për t'ia hequr mestet, por ai më tha: “Lëri, se i kam mbathur duke qenë me abdes.” Kështu, ai u dha vetëm mes'h."
Enciklopedia e Haditheve · Rregullat dhe normat e udhëtimit
424
Sahih
425
Sahih
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Femrës muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa një mashkull mahrem të saj në largësi prej një nate.”
426
Sahih
Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kaluam me të Dërguarin e Allahut ﷺ nga Hixhri (vendbanimi i themudëve) dhe në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që i kanë bërë zullum vetes (gjë për të cilën u dënuan), përveçse duke qarë, nga droja që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.” Pastaj i mësyu kafshës dhe shpejtoi, derisa e la vendbanimin e tyre pas vetes.”