Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”
Enciklopedia e Haditheve · Rregullat e ngrënies dhe pirjes
Seleme ibën Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: "Njëherë, një person hëngri me dorën e majtë në prani të të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai i tha: - “Ha me të djathtën!” - Nuk mundem, - ia ktheu ai. - “Mos mundsh!” - tha Profeti ﷺ. E ndaloi mendjemadhësia nga kjo dhe kështu më s'mundi ta ngrejë deri te goja."
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të."
Omer ibën Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Isha djalosh i vogël nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Teksa hanim, dora ime shkonte andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush dëshiron të hajë, le të hajë me dorën e djathtë, e, kur të pijë, le të pijë me dorën e djathtë, sepse shejtani ha me dorën e majtë dhe pi me dorën e majtë."