Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 419

Rregullat e ngrënies dhe pirjes
419 Sahih

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith ka shpjeguar disa norma të edukatës; ai e ka ndaluar që njeriu ta mbajë organin gjenital me dorën e djathtë gjatë urinimit dhe e ka ndaluar të hiqet papastërtia nga organi gjenital ose anusi me dorën e djathtë, sepse e djathta përdoret për gjëra fisnike dhe të pastra. Gjithashtu e ka ndaluar që njeriu të marrë frymë në enën në të cilën është duke pirë.

  • Islami u ka paraprirë kulturave të tjera në vendosjen e normave edukative dhe në higjenë.
  • Shmangia e prekjes së gjërave të pista por, nëse dikush detyrohet t'i prekë, atëherë le t'i prekë me të majtën.
  • Dora e djathtë është më e nderuar dhe më superiore se e majta.
  • Sheriati islam është i përsosur dhe mësimet e tij janë gjithëpërfshirëse.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?