Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.”
Enciklopedia e Haditheve · Rukjeja sheriatike
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
Othman ibën Ebi As Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pasi i tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ për një dhembje që ndiente në trupin e tij, qëkur kishte pranuar Islamin, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje."