Enciklopedia e Haditheve · Sëmundjet e zemrës

493 Sahih

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Mos kërkoni dituri për t'u mburrur para dijetarëve, as për të diskutuar me mendjelehtët, e as që të bëni vende nëpër kuvende! Kushdo që e bën këtë, Zjarri (për të është meritor), Zjarri."

Gabim?
494 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit, kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, ata që janë thelluar në dijeni, thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Al Imran, 7) - dhe tha: “Kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Andaj, ruajuni prej tyre!”

Gabim?