Enciklopedia e Haditheve · Veprat e zemrave

487 Sahih

Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton nga Profeti ﷺ se ka thënë: “Atë që ia kërkon Allahut me sinqeritet gradën e shehidit, Allahu ka për ta ngritur në pozitën e shehidëve, edhe nëse vdes në shtratin e tij.”

Gabim?
488 Sahih

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ tri ditë para se të vdiste duke thënë: “Assesi asnjëri prej jush të mos vdesë pa pasur mendim të mirë për Allahun.”

Gabim?
489 Sahih

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr.” E pyeta: "O i Dërguari i Allahut, për vrasësin po kuptohet, po çfarë është puna e të vrarit?" Më tha: “Edhe ai ishte i vendosur për ta vrarë vëllanë e vet.”

Gabim?
490 Sahih

Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe njeriut i takon ajo që e ka bërë nijet. Andaj, atij që ka bërë hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i vlerësohet si hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ndërkaq, nëse ka bërë hixhret me qëllim të arritjes së të mirave të dynjasë ose që të martohet me ndonjë grua, hixhreti i tij do të vlerësohet sipas nijetit të tij.” Ndërkaq, në një version të Buhariut, qëndron: "Veprat vlerësohen sipas nijeteve dhe njeriut i takon ajo që e ka bërë nijet."

Gabim?
491 Sahih

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa prindin, fëmijën dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”

Gabim?
492 Sahih

Nga prijësi i besimtarëve, Ebu Hafs Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve), dhe padyshim çdonjëri do të marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim. Kështu, kushdo që shpërngulet tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, shpërngulja e tij është për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërkaq, ai që shpërngulet për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote a për t'u martuar me ndonjë grua, atëherë shpërngulja e tij është për atë, për të cilën ai është shpërngulur."

Gabim?