Enciklopedia e Haditheve · Duatë e transmetuara

474 Sahih li gajrihi

Abas ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: Thashë: “O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun e Lartadhëruar!” Ai tha: “Kërkoji Allahut mirëqenie!” Pas disa ditësh shkova tek ai dhe i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka që ta lus Allahun." Ai më tha: “O Abas, o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, lute Allahun të të japë mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër!"

Gabim?
475 Sahih

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Shpeshherë i Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte (këtë lutje): "O rrotullues i zemrave, mbaje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ne të besuam dhe i besuam asaj me të cilën erdhe, a ke frikë për ne? - "Po. Vërtet zemrat janë ndërmjet dy gishtërinjve të Allahut: i rrotullon si të dëshirojë", - iu përgjigj Profeti ﷺ.

Gabim?
476 Sahih

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ thoshte: “O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”

Gabim?
477 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej: “O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”

Gabim?
478 Sahih

Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Proofeti ﷺ lutej me këto fjalë: “Rabi gfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri kulihi, ve ma Ente alemu bihi mini! Allahumme, igfir li hatajaje ve amdi, ve xhehli ve xhiddi ve hezli, ve kul-lu dhalike indi! Allahumme, igfir li ma kaddemtu ve ma ahhartu, ve ma esrartu ve ma alentu; Entel mukadimu ve Entel muahhiru, ve Ente ala kul-li shejin kadir (Zoti im, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin tim në çdo punë dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim, nga padituria ose ato që i bëj me shaka, se të gjitha gjenden tek unë! O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato që i kam shfaqur! Ti je i Pari dhe i Fundit, Ti ke fuqi për çdo gjë)!”

Gabim?
479 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ - O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"

Gabim?
480 Sahih

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ia mësoi këtë lutje: "All-llahumme inni eseluke minel hajri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lam, ue eudhu bike minesh-sherri kul-lihi, axhilihi ue axhilihi, ma alimtu minhu ue ma lem a'lem. All-llahumme inni eseluke min hajri ma seeleke abduke ue nebij-juke, ue eudhu bike min sherri ma adhe bihi abduke ue nebij-juke. All-llahumme inni eselukel xhennete, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eudhu bike minen nar, ue ma karrabe ilejha min kaulin ue amelin, ue eseluke en texhale ala kul-li kadain kadajtehu li hajran! - O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë, atë të menjëhershmen dhe të vonuarën, atë që e di dhe atë që nuk e di. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe, ajo e menjëhershmja dhe e vonuara, atë që e di dhe atë që nuk e di. O Allah, e kërkoj prej Teje çdo të mirë që ta ka kërkuar robi dhe Profeti Yt, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga çdo e keqe prej së cilës të ka kërkuar mbrojtje robi dhe Profeti Yt. O Allah, e kërkoj prej Teje Xhenetin dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër, dhe kërkoj mbrojtje tek Ti nga Zjarri dhe çdo gjë që të afron tek ai, qoftë fjalë apo vepër. Dhe të lus që çdo caktim që ke caktuar për mua ta bësh të mirë!"

Gabim?
481 Sahih

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej me fjalët: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”

Gabim?
482 Sahih

Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej me këto fjalë: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga barra e rëndë e borxhit, nga mbizotërimi i armikut dhe nga gëzimi i armiqve (për fatkeqësinë time!)"

Gabim?
483 Sahih

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Lutja më e shumtë e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) ishte: 'O Allah, jepna në këtë jetë mirësi dhe në jetën tjetër mirësi dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!'"

Gabim?
484 Hasen

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetoi se një mukateb (robi që ka lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet) erdhi tek ai dhe i tha: "Nuk kam mundur ta përmbush marrëveshjen time të mukatebes, prandaj më ndihmo." Ai tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe një borxh sa mali i Sirit, Allahu do ta shlyente atë për ty." Ai tha: "Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)"

Gabim?
485 Sahih

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: “Thuaj: 'O Allah, më udhëzo dhe më bëj të saktë! Me udhëzim, ke për qëllim udhëzimin tënd në rrugën e drejtë, ndërsa me saktësi, saktësinë në të qëlluar me shigjetë!”

Gabim?
486 Sahih

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u lut: “O Allah, Ti që i kthen zemrat, na i kthe zemrat tona nga adhurimi Yt!”

Gabim?