Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 483

Duatë e transmetuara
483 Sahih

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Lutja më e shumtë e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) ishte: 'O Allah, jepna në këtë jetë mirësi dhe në jetën tjetër mirësi dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!'"

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) shpesh lutej me dua gjithëpërfshirëse, si: "O Allah, jepna mirësi në këtë jetë dhe mirësi në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!" Kjo lutje përmban mirësitë e kësaj jete, si: jetesë të lehtë, të bollshme dhe të ligjshme, bashkëshorte të devotshme, fëmijë të mbarë, qetësi, dije të dobishme, punë të mira dhe kërkesa të tjera si këto që u përmendën, të mira dhe të ligjshme. Ajo përmban gjithashtu mirësitë e jetës tjetër, si: shpëtimi nga dënimi i varrit, nga dënimi i Ditës së Llogarisë dhe nga dënimi i Zjarrit. Si dhe fitimi i kënaqësisë së Allahut, fitimi i begative të amshueshme dhe të qenët pranë Zotit të Mëshirshëm.

  • Pëlqehet që lutjet të bëhen me duatë gjithëpërfshirëse, duke ndjekur traditën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!).
  • Mënyra e përsosur është që njeriu të bashkojë në duanë e tij midis mirësive të kësaj jete dhe të jetës tjetër.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?