Enciklopedia e Haditheve · Shkaqet e pranimit të duasë dhe pengesat e pranimit të saj

471 Sahih

Ebu Umame tregon se Amër ibën Abese (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Zoti është më afër robit në mes të natës, kështu që, nëse mund të jesh ndër ata që e përmendin Allahun në atë orë, bëje."

Gabim?
472 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)."

Gabim?
473 Sahih

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet."

Gabim?