Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 487

Veprat e zemrave
487 Sahih

Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton nga Profeti ﷺ se ka thënë: “Atë që ia kërkon Allahut me sinqeritet gradën e shehidit, Allahu ka për ta ngritur në pozitën e shehidëve, edhe nëse vdes në shtratin e tij.”

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se atij që e kërkon shehidllëkun e që të vritet në rrugën e Allahut dhe është i sinqertë dhe i çiltër në qëllimin e tij për hir të Allahut të Lartmadhëruar, Ai do t'ia japë gradat e shehidëve për shkak të qëllimit të tij të sinqertë, edhe nëse ai vdes në shtrat në një gjendje tjetër përveç xhihadit.

  • Qëllimi i sinqertë dhe kryerja e asaj që është e mundur është shkak për arritjen e shpërblimit të synuar, edhe nëse nuk e bën punën e kërkuar.
  • Nxitja për t'u angazhuar në xhihad dhe për ta kërkuar gradën e shehidit në rrugën e Allahut të Lartmadhëruar.
  • Allahu i Lartësuar e nderoi këtë umet, pasi me pak punë ua jep gradat më të larta në Xhenet.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?