Enciklopedia e Haditheve · Sexhdeja e harresës, e tilavetit (leximit) dhe ajo e falënderimit

649 Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush ka dyshime në namaz dhe nuk di sa rekate i ka falur, tri apo katër, le ta shpërfillë dyshimin dhe le të mbështetet në atë që është i sigurt. Pastaj le t'i bëjë dy sexhde para se të japë selam. Nëse i ka falur pesë rekate, këto dy sexhde do t'ia bëjnë namazin çift, e, nëse i ka plotësuar katër rekate, atëherë dy sexhdet do ta poshtërojnë shejtanin.”

Gabim?