Enciklopedia e Haditheve · Vlera dhe normat e namazit me xhemat

650 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Namazi i personit me xhemat, është njëzet e ca shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg. Arsyeja e kësaj është se kur dikush merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj shkon në xhami, duke mos i interesuar asgjë tjetër përveçse falja e namazit me xhemat, për çdo hap që hedh, i shtohet një gradë dhe i shlyhet një gjynah, derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, fiton sevape njësoj sikur është duke falur namaz për aq kohë sa pret për të falur namazin. Derisa nuk largoheni prej vendit që falni namaz, nuk dëmtoni njeri dhe nuk e prishni abdesin, melekët luten duke thënë: «O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!»”

Gabim?
651 Sahih

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Profetit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara). Ai me t'i nuhatur erën, pyeti se çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojuani!” - disa shokëve të tij, që ishin së bashku. Kur (njëri prej tyre) pa (se Profeti ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Profeti ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet (me Xhibrilin).” Muslimi e shënon hadithin që e trasnmeton Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ha nga këto perime, hudhra, - një herë tjetër ka thënë: Ai që ha qepë, hudhër ose presh, - kurrsesi të mos i afrohet xhamisë sonë, sepse edhe melekëve u pengojnë gjërat që u pengojnë bijve të Ademit.”

Gabim?
652 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që shkon në xhami mëngjes e mbrëmje, sa herë që shkon, Allahu ia përgatit një pritje madhështore në Xhenet.”

Gabim?
653 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.” Pastaj, Ebu Hurejra tha: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78)

Gabim?
654 Sahih

Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon “Një njeri i verbër erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk kam askënd të ma tregojë rrugën për në xhami.” Pastaj kërkoi nga i Dërguari i Allahut ﷺ ta lejojë të falet në shtëpi. Profeti ﷺ ia lejoi, mirëpo, kur ai mori të kthehej, Profeti ﷺ i tha: “A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po.” Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju, pra!”

Gabim?
655 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Safat më të mirë të burrave janë të parët, ndërsa më të këqijtë janë të fundit. Ndërkaq, safat më të mirë të grave janë të fundit, ndërsa më të këqijtë janë të parët.”

Gabim?
656 Sahih

Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut dhe tha: “A është i pranishëm filani?” - Jo, - i thanë. Tha: “Po filani, është i pranishëm?” - Jo, - i thanë sërish. Atëherë tha: “Këto dy namaze janë më të vështirat për hipokritët. Sikur ta dinit se çfarë ka në këto dy namaze, do të vinit edhe zvarrë gjunjazi. Safi i parë është si safi i melekëve. Sikur ta dinit vlerën e tij, do të garonit për ta zënë. Namazi i burrit me një burrë tjetër është më i vlefshëm se namazi i vetëm; e namazi i tij me dy burra është më i vlefshëm se namazi me një burrë. Sa më shumë të jenë, aq më i dashur është (ai namaz) për Allahun e Lartësuar.”

Gabim?