Enciklopedia e Haditheve · Normat që kanë të bëjnë me imamin dhe me xhematin

657 Sahih

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Drejtoni rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është pjesë e plotësimit të namazit!"

Gabim?
658 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Si nuk ka frikë ai që e ngre kokën para imamit se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari?” - Ose ka thënë: “... se Allahu mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari?”

Gabim?
659 Hasen

Uabisa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë, duke u falur vetëm prapa safit (rreshtit), dhe e urdhëroi atë që ta përsëriste namazin.

Gabim?
660 Ky hadith është sahih

Ali ibn Ebu Talibi dhe Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë) tregojnë se Profeti ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush shkon për në namaz dhe e gjen imamin në një pozicion të caktuar, ai duhet të bëjë atë që është duke bërë imami."

Gabim?