Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 659

Normat që kanë të bëjnë me imamin dhe me xhematin
659 Hasen

Uabisa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë, duke u falur vetëm prapa safit (rreshtit), dhe e urdhëroi atë që ta përsëriste namazin.

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ pa një burrë duke u falur vetëm prapa rreshtit, dhe e urdhëroi që ta përsëriste namazin, sepse namazi i tij në atë gjendje ishte i pavlefshëm.

  • Inkurajohet shkuarja herët në namazin me xhemat dhe përpjekja për të zënë vend në rreshtat e parë, si dhe shmangia e faljes vetëm, prapa rreshtit, në mënyrë që të mos prishet namazi.
  • Ibën Haxheri ka thënë: "Kushdo që e fillon namazin vetëm, prapa rreshtit, dhe pastaj i bashkohet rreshtit para se të ngrihet nga rukuja (përkulja), nuk ka nevojë ta përsërisë namazin, ashtu siç tregon hadithi i Ebu Bekres; përndryshe, ai duhet ta përsërisë namazin, sipas kuptimit të përgjithshëm të hadithit të Vabisas."

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?