658
Sahih
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Si nuk ka frikë ai që e ngre kokën para imamit se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari?” - Ose ka thënë: “... se Allahu mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari?”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron kërcënimin e rëndë ndaj atij që ngre kokën para imamit (gjatë namazit), se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari ose mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari.
- Ekzistojnë katër situata në raport me namazfalësin dhe imamin: tri janë të ndaluara: parakalimi i tij, të qenët njëjtë me të dhe vonimi pas tij. Ajo që është obligim është pasimi i imamit.
- Namazfalësi e ka obligim ta pasojë imamin gjatë namazit.
- Kërcënimi për t'ia shndërruar imazhin e dikujt që ngre kokën para imamit në imazhin e gomarit është gjë e mundur dhe konsiderohet prej deformimit.
Burimi: HadeethEnc.com