Ali ibën Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ mori (një copë) mëndafsh me dorën e majtë dhe (një copë) ar me dorën e djathtë, pastaj i ngriti duart me to dhe tha: “Këto janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim dhe janë të lejuara për femrat."
Enciklopedia e Haditheve · Veshja dhe zbukurimi
262
Sahih
263
Sahih
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti ﷺ i ka mallkuar ato që ia zgjasin (shtojnë) flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten flokët e tyre, si dhe ato që ua bëjnë tatuazhin tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi."
264
Sahih
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Pjesa e rrobës së poshtme, që është nën nyja, do të jetë në Zjarr.”