Enciklopedia e Haditheve · Shpenzimet

258 Sahih

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hind bint Utbe, gruaja e Ebu Sufjanit, hyri tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri koprrac, andaj nuk më jep aq sa më mjafton për vete dhe për fëmijët e mi, përveç aq sa marr vetë pa dijen e tij. A kam ndonjë mëkat për këtë? I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Merr prej pasurisë së tij aq sa është e njohur zakonisht se mjafton për ty dhe fëmijët e tu!”

Gabim?
259 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: "Jep, o biri i Ademit, të të jap."

Gabim?
260 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Prej dinarit që e shpenzon në rrugën e Allahut, dinarit që e shpenzon për lirimin e robit, dinarit që e jep lëmoshë për nevojtarin dhe dinarit që e shpenzon për familjen tënde, shpërblimin më të madh e ke për atë që e shpenzon për familjen tënde.”

Gabim?
261 Sahih

Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse njeriu (musliman) shpenzon për familjen e tij, duke llogaritur në shpërblimin (e Allahut), atëherë kjo i shkruhet sadaka (lëmoshë).”

Gabim?