Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 259

Shpenzimet
259 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: "Jep, o biri i Ademit, të të jap."

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartmadhërishëm thotë: "Jep, o biri i Ademit, - nga lëmoshat e detyrueshme dhe të rekomanduara - do të ta zgjeroj (furnizimin), do të të jap në këmbim të saj dhe do të të bekoj në të."

  • Inkurajimi për të dhënë sadaka dhe për të shpenzuar në rrugën e Allahut.
  • Lëmosha për bamirësi është një nga arsyet më të mëdha për ta arritur bereqetin dhe shumëfishimin e riskut dhe që Allahu t'ia japë robit atë që ka shpenzuar.
  • Ky hadith është nga ato që Profeti ﷺ i transmeton nga Zoti i tij dhe quhet hadith i shenjtë (ar. kudsij) ose hyjnor, që shprehja dhe kuptimi i tij janë nga Allahu, vetëm se nuk i ka karakteristikat e Kuranit, që e dallojnë atë nga çdo gjë tjetër, si: të bërët adhurim me leximin e tij, të qenët i pastër gjatë leximit, sfidimi (që të sjellin një të ngjashëm me të), paimitueshmëria etj.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?