261
Sahih
Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse njeriu (musliman) shpenzon për familjen e tij, duke llogaritur në shpërblimin (e Allahut), atëherë kjo i shkruhet sadaka (lëmoshë).”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, nëse një njeri (musliman) shpenzon për familjen e tij, respektivisht për ata që është i detyruar të shpenzojë, si: gruaja, prindërit, fëmija dhe të tjerët, e me këtë synon të afrohet me Allahun e Lartësuar dhe e llogarit shpërblimin tek Ai për atë që shpenzon, atëherë ai do të ketë shpërblimin e sadakasë.
- Duke shpenzuar për famijen, arrihet shpërblimi (tek Allahu).
- Besimtari përmes veprave të tij synon Fytyrën e Allahut dhe shpërblimet që ndodhen tek Ai.
- Qëllimet e mira duhet të kihen ndërmend në çdo vepër, e këtu përfshihen shpenzimet për familjen.
Burimi: HadeethEnc.com