Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
Enciklopedia e Haditheve · Vlera dhe bukuritë e Islamit
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka (lëmoshë) për secilën nyjë të trupit. Të gjykosh me drejtësi mes dy personave është sadaka. Të ndihmosh dikë të hipë në kafshë ose t'i ngjisë plaçkat dhe sendet është sadaka. Fjala e mirë është sadaka. Çdo hap që njeriu e hedh për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga është sadaka.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Feja është e lehtë, kështu që këdo që mbingarkon vetveten në fenë e tij, feja do ta mundë. Andaj, jini mesatarë, afrojuni përsosurisë dhe përgëzohuni (për shpërblimin që ju pret). Kur merrni udhë, shfrytëzojeni mëngjesin e hershëm, pasditen dhe një pjesë të natës.”
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua njerëzve me ligjërim në Ditën e Çlirimit të Mekës dhe u tha: “O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij. Njeriu ndahet në dy lloje: i mirë, i devotshëm e i nderuar tek Allahu dhe i shthurur, fatzi e i përbuzur para Allahut. Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit, e Allahu e krijoi Ademin prej dheut. Allahu thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (El Huxhurat, 13)
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Për çdo nyje të trupit, sa herë që lind dielli, duhet të jepet lëmoshë. Të pajtosh dy persona është lëmoshë, ta ndihmosh njeriun të hipë në kafshën e tij a t'ia vësh barrën mbi të është lëmoshë, fjala e mirë është lëmoshë, për çdo hap që e bën për të shkuar në namaz ka lëmoshë dhe për heqjen e pengesës nga rruga ka lëmoshë."