Enciklopedia e Haditheve · Norma e urdhërimit për mirë dhe ndalimit të së keqes

549 Sahih

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: "O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur, nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë." (El Maide, 105) Por unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë."

Gabim?
550 Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Frika nga njerëzit të mos e pengojë askënd prej jush, që ta thotë të vërtetën kur e sheh ose e di atë.”

Gabim?