Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 550

Norma e urdhërimit për mirë dhe ndalimit të së keqes
550 Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Frika nga njerëzit të mos e pengojë askënd prej jush, që ta thotë të vërtetën kur e sheh ose e di atë.”

Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ iu drejtua shokëve të tij dhe, ndër këshillat që u dha, ishte se muslimani nuk duhet të pengohet nga frika apo pushteti i njerëzve për ta thënë të vërtetën ose për ta urdhëruar atë kur e sheh apo e di.

  • Nxitja për ta shfaqur të vërtetën dhe për të mos e fshehur atë nga frika e njerëzve.
  • Thënia e së vërtetës nuk do të thotë shpërfillje e mirësjelljes, urtësisë dhe këshillës së mirë në mënyrën se si ajo shprehet.
  • Është detyrë të kundërshtohet e keqja dhe t’u jepet përparësi të drejtave të Allahut të Lartësuar mbi interesat e njerëzve që e kundërshtojnë Atë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?