Enciklopedia e Haditheve · Vlera e dhikrit

335 Sahih

Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë; më të mirë për ju se shpenzimi i arit dhe argjendit dhe më të mirë për ju sesa të përballeni me armikun tuaj: t'u mëshoni në qafat e tyre dhe t'ju mëshojnë në qafat tuaja?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Përkujtimi i Allahut të Lartësuar."

Gabim?
336 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po ecte rrugës për në Mekë, kaloi pranë një kodre që quhej Xhumdan dhe tha: 'Ecni, se ky është Xhumdani! Kanë përparuar muferridunët!' - Cilët janë muferridunët, o i Dërguari i Allahut? - pyetën ata. - 'Ata burra dhe ato gra që e përmendin Allahun shumë', - tha Pejgamberi ﷺ."

Gabim?
337 Hasen bi shevahidihi

Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, dhe se ajo është e sheshtë dhe e rrafshuar, dhe se mbjelljet e tij janë: subhanallah, elhamdulillah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber (I Lartësuar është Allahu, falënderimi i takon Allahut, s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi)."

Gabim?
338 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Asnjë popull nuk ngrihet nga një tubim, në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, përveçse do të jetë sikur po largohen nga kufoma e një gomari dhe do të jetë shkak për pikëllimin e tyre."

Gabim?
339 Sahih

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa shokë të Profetit ﷺ i thanë atij: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit i morën shpërblimet: ata falen ashtu siç falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë ne dhe japin prej pasurisë që u tepron (e ne s'kemi për të dhënë). Atëherë Profeti ﷺ u tha: “A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.” - O i Dërguari i Allahut, a ndodh që të shpërblehemi edhe kur përmbushim epshin tonë? - thanë ata. - “Sikur dikush ta bënte në haram, a do të kishte mëkat? Rrjedhimisht, kur ta bëjë në hallall, do të ketë shpërblim”, - tha Profeti ﷺ.”

Gabim?
340 Sahih

Abdullah ibën Busri (Allahu qoftë i kënaqu me të!) tregon: “Një njeri vajti te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, ligjet e Islamit janë bërë shumë, ndaj më trego ndonjë çështje përmbledhëse, që të kapem pas saj!" Ai tha: "Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm."

Gabim?
341 Sahih

Egarri, - shok i Profetit ﷺ, - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O njerëz, pendohuni tek Allahu, sepse unë pendohem tek Allahu njëqind herë në ditë.”

Gabim?
342 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i vet i Lartmadhërishëm dhe thotë: “Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to.” Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to." Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to. Bëj ç'të duash (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati), se ta kam falur.”

Gabim?
343 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit."

Gabim?
344 Sahih

Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Atij që thotë dhjetë herë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)", i llogaritet sikur t'i ketë liruar katër robër nga pasardhësit e Ismailit.”

Gabim?
345 Sahih

Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur myezini thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber!" dhe ai që e dëgjon e përsërit: "Allahu ekber, Allahu ekber"; pastaj, kur ai thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah", ky thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah"; kur thotë: "Eshhedu enne Muhammeden resulullah", ky thotë: "Eshhedu enne Muhammeden resulullah"; kur thotë: "Haje ales-salah", ky thotë: "La havle ve la kuvete il-la bil-lah"; kur thotë: "Haje alel-felah", ky thotë: "La havle ve la kuvete ila bilah"; kur thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber", ky thotë: "Allahu ekber, Allahu ekber", dhe, kur thotë: "La ilahe il-lallah", ky thotë: "La ilahe il-lallah", nga zemra e tij, do të hyjë në Xhenet.”

Gabim?
346 Sahih

Abdullah ibën Busri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri vajti te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, ligjet e Islamit janë bërë shumë, ndaj na trego diçka përmbledhëse, që të kapemi pas saj!" Ai tha: "Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut." Në një transmetim nga Muadh bin Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thuhet: “Gjëja e fundit me të cilën u ndava nga i Dërguari i Allahut ﷺ ishte se e pyeta: "Cila është vepra më e mirë dhe që të afron më tepër me Allahun?" Ai tha: "Të vdesësh, ndërsa gjuha jote është e njomë nga përmendja e Allahut.”

Gabim?