Enciklopedia e Haditheve · Vlera e punëve të mira

320 Sahih

Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Një copë toke sa kamxhiku, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Marshimi i robit në rrugën e Allahut është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”

Gabim?
321 Sahih

Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dinari (monedhë e artë) më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.” Ebu Kilabe ka thënë: "(Pejgamberi)Filloi me familjen." Pastaj Ebu Kilabe tha: "Cili njeri ka shpërblim më të madh sesa ai i cili shpenzon për fëmijët e tij të vegjël, ua ruan nderin, ose Allahu u sjell dobi atyre nëpërmjet tij dhe ua plotëson nevojat."

Gabim?
322 Hasen

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”

Gabim?
323 Sahih

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kushdo që përkujdeset për dy vajza, derisa të rriten, në Ditën e Kiametit do të jetë afër meje kështu,- dhe i bashkoi gishtat."

Gabim?
324 Sahih

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: "E pyeta Profetin ﷺ: - Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - u përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Profeti ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.” Kështu më tha Profeti ﷺ. Sikur ta pyesja më shumë, do të më tregonte edhe më tej."

Gabim?
325 Sahih

Nga Ebu Umameh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë se e ka dëgjuar Profetin e Allahut (paqja qoftë mbi të!), duke predikuar në Haxhin e lamtumirës: "Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjëroni muajin tuaj, jepeni zekatin e pasurive tuaja dhe bindjuni të parit tuaj, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj!"

Gabim?
326 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për një gjë, me të cilën Allahu jua fshin mëkatet dhe jua lartëson gradat?” - Posi, o i Dërguari i Allahut! - thanë të pranishmit. Ai tha: “Përsosja e abdesit në kohë vështirësie, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja e namazit pas namazit, kjo konsiderohet "ribat" (qëndrim në gatishmëri ushtarake nëpër kufij).”

Gabim?
327 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.”

Gabim?
328 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sa e sa flokëshprishurve (të pluhurosurve), që refuzohen nga dyert e njerëzve, po qe se i betohen Allahut, Ai ua realizon betimin.”

Gabim?
329 Sahih

Makil ibn Jesari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Adhurimi në kohë trazirash është sikurse hixhreti tek unë.”

Gabim?
330 Sahih

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)."

Gabim?
331 Sahih

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore."

Gabim?
332 Sahih

Abdullah ibën Selami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit nxituan ta takonin. Njerëzit thoshin: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur!" Tri herë. Vajta te njerëzit për ta parë dhe ja, kur pashë qartë fytyrën e tij, e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte: “O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë."

Gabim?
333 Sahih bi muxhmui turukihi

Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur takohen dy muslimanë dhe i shtrëngojnë duart, u falen mëkatet para se të ndahen.”

Gabim?
334 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një njeri po ecte nëpër një rrugë, hasi në një degë me gjemba, të cilën e largoi nga rruga. Allahu në shenjë mirënjohje për këtë, ia fali mëkatet.”

Gabim?