Enciklopedia e Haditheve · Vlera e lidhjeve farefisnore

318 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam disa të afërm, me të cilët i mbaj lidhjet farefisnore, porse ata i shkëpusin me mua, pastaj unë sillem mirë me ta, kurse ata sillen keq me mua, si dhe unë jam i butë me ta, kurse ata janë arrogantë ndaj meje!” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Nëse është si thua, atëherë kjo i bie sikur t'i ushqesh me rërë të nxehtë, ndërkohë me ty është një ndihmës nga Allahu ndaj tyre, përderisa je në atë gjendje.”

Gabim?
319 Sahih

Xhubejr ibën Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e dëgjoi Profetin ﷺ të thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”

Gabim?