334
Sahih
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një njeri po ecte nëpër një rrugë, hasi në një degë me gjemba, të cilën e largoi nga rruga. Allahu në shenjë mirënjohje për këtë, ia fali mëkatet.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se një njeri, ndërsa po ecte, hasi në një degë me gjemba në rrugë, e cila po u shkaktonte dëm muslimanëve. Ai e largoi dhe e hoqi nga rruga. Atëherë Allahu e vlerësoi veprën e tij dhe ia fali mëkatet.
- Vlera e largimit të çdo gjëje që dëmton nga rruga dhe se kjo është shkak për faljen e Allahut.
- Të mos nënvlerësohen veprat e mira, edhe nëse janë të vogla.
- Islami është feja e pastërtisë, e mbrojtjes së mjedisit dhe e sigurisë publike.
Burimi: HadeethEnc.com