Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 330

Vlera e punëve të mira
330 Sahih

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë)."

Transmetojnë Buhariu nga hadithi i Xhabirit dhe Muslimi nga hadithi i Hudhejfes

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se çdo vepër e mirë dhe dobi për të tjerët, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, është sadaka (lëmoshë) dhe për të ka shpërblim.

  • Hadithi tregon se sadakaja nuk kufizohet në atë që njeriu e jep nga pasuria e tij, por çdo të mirë që e vepron një njeri (besimtar), e thotë ose ia ofron ndokujt tjetër.
  • Ky hadith është inkurajim për të bërë mirë dhe çdo gjë që u sjell dobi të tjerëve.
  • Mosnënçmimi i ndonjë gjëje të mirë, edhe po qe e paktë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?