Nevas ibn Seman Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë, në të dyja anët e kësaj rruge janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura e në çdo derë ka perde të lëshuara dhe në derën hyrëse të rrugës është një thirrës, i cili thotë: “O njerëz, të gjithë hyni në rrugë dhe mos lakoni!” Dhe një thirrës thërret nga brendia e rrugës e, kur të dëshirojë ta hapë ndonjërën prej atyre dyerve, thotë: "Mjerë ti! Mos e hap, se, po e hape, do të hysh në të. Rruga e drejtë është Islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Lartësuar. E ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut të Lartmadhërishëm, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”
Enciklopedia e Haditheve · Vlera e Kuranit fisnik
313
Sahih
314
Sahih
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A dëshiron dikush nga ju që, kur të kthehet te familja e vet, të gjejë tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha?” - Posi, - i thamë. - “Tri ajete të cilat ndonjëri prej jush i lexon gjatë namazit të tij janë më të mira për të sesa tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha”, - tha Profeti ﷺ."
315
Sahih
Ukbe ibën Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."