Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjjuar Profetin e Allahut ﷺ të thotë: "Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë."
Enciklopedia e Haditheve · Vlera e veprave të zemrës
Ebu Umame Bahiliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Çfarë mendon për një njeri që lufton për të kërkuar shpërblim dhe famë: çfarë do të ketë?" I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Ai e përsëriti tri herë dhe Profeti ﷺ i thoshte: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Pastaj Profeti ﷺ tha: "Vërtet Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që bëhet sinqerisht për Të dhe përmes saj synohet Fytyra e Tij."
Nga Ebu Abdullah Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë, por në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga të dyshimtat, e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet, kurse ai që bie në të dyshimtat, tashmë ka rënë në haram, si bariu që kullot kopenë përbri zonës së ndaluar, ku kopeja mund të bjerë në çdo çast. Me të vërtetë, çdo mbret ka zonën e vet të ndaluar, porse zona e ndaluar e Allahut janë haramet. Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra."
Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”