Enciklopedia e Haditheve · Vlera e veprave të gjymtyrëve

353 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që kujdeset për vejushën dhe për nevojtarin është sikurse ai që lufton në rrugën e Allahut, ose sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën.”

Gabim?
354 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”

Gabim?
355 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nuk keni për të hyrë në Xhenet derisa të besoni, e nuk keni për të besuar derisa të duheni mes vete. A t’ju tregoj për një gjë që, nëse e bëni, do të duheni ndërmjet vete? Përhapeni selamin në mesin tuaj!”

Gabim?