Rijadus-Salihin · Hadithi 1002

Vlera e leximit të kur’anit
1002 Muttefekun alejhi

Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’anin është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut që nuk e lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët.”