Rijadus-Salihin · Hadithi 1017

Për leximin e kaptinave dhe ajeteve të posaçme
1017 Transmeton Buhariu

Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregon se një njeri e ka dëgjuar një tjetër duke lexuar: “Kul huvall-llahu ehad”, të cilën sure e ka përsëritur. Pasi agoi, shkoi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ai e nënçmonte suretul “Ihlas.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Për Atë, në duart e të cilit është shpirti im. Kjo sure është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.”