1037
Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja?” Të pranishmit i thanë: “Po, o i Dërguari i All-llahut!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u tha: “Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë.”