Rijadus-Salihin · Hadithi 1046

Vlera e ezanit
1046 Transmeton Buhariu

Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë pasi ta dëgjojë thirrjen (ezanin): “O Zoti im dhe Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, jepja Muhammedit “vasilen dhe fadilen”, vend të posaçëm dhe përparësi dhe ringjalle atë në vendin më të famshëm, të cilin ia ke premtuar. Kush e thotë këtë do të jem shefaatxhi i tij në Ditën e Gjykimit.”