Rijadus-Salihin · Hadithi 1049

Rëndësia e namazit
1049 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namaze-ve i shlyen mëkatet.”