Rijadus-Salihin · Hadithi 1051

Rëndësia e namazit
1051 Muttefekun alejhi

Ibnu Mes’udi r.a. tregon se një njeri e kishte puthur një grua vetëm një herë dhe erdhi tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. që ta lajmërojë, i penduar për atë mëkat. Atëherë All-llahu e shpalli ajetin: “Fale namazin ditën dhe natën, vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija.” Njeriu atëherë i tha Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “A vlen kjo për mua?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. iu përgjigj: “Për mbarë umetin tim!”