Rijadus-Salihin · Hadithi 1153

Falja e dy rekateve pas marrjes së abdestit
1153 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë Bilalit r.a.: “O Bilal, më trego se cila punë të jep më shumë shpresë e të cilën e ke bërë në Islam? Vërtet unë e kam dëgjuar zhurmën e nallaneve të tua para meje në Xhenet.” Bilali u përgjigj: “Punën të cilën e kam bërë dhe prej së cilës shpresoj fitimin më të madh është ajo se gjithmonë kur jam pastruar, kam marrë abdest, ditën a natën. Me atë abdest kam falur atë që më është urdhëruar ta fal.”