Rijadus-Salihin · Hadithi 1218

Detyrimi i zekatit, vlera e tij dhe disa gjëra rreth tij
1218 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. thotë: “Pasi i Dërguari i All-llahut është shpërngulur në ahiret (ka vdekur), Ebu Bekri u zgjodh zëvendës i tij. Populli i shkretëtirës (beduinët), shumica, e la besimin Islam. Atë-herë Umeri r.a. tha: “Si do t’i luftosh njerëzit, kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Më është urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë: ‘La ilahe il-lall-llah’. Kush e thotë këtë, është e lirë pasuria dhe shpirti i tij prej meje, përveç me hak, dhe llogaria e tij është në kompetencën e All-llahut.” Ebu Bekri atëherë tha: “Betohem në All-llahun, se unë me të vërtetë do ta luftoj çdokë, që e ndan namazin dhe zekatin. Zekati është detyrim i pasurisë. Beto-hem në All-llahun se nëse ata nuk e japin zekatin edhe të kërpeshit (frenit) të deveve, të cilin ia jepnin Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., do t’i luftoj për mosdhënien e tij.” Umeri r.a. tha: “Betohem në All-llahun, se atëherë nuk kam parë asgjë tjetër vetëm se All-llahu e kishte hapur kraharorin e Ebu Bekrit për luftë dhe u binda se me të është e vërteta.”