Rijadus-Salihin · Hadithi 1230

Bujaria dhe veprat tjera të mira, hajratet gjatë muajit të ramazanit e sidomos dhjetë ditëve të fundit
1230 Muttefekun alejhi

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut ishte njeriu më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili a.s. Xhibrili a.s. i vinte Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në Ramazan, çdo natë dhe me të studi-onte Kur’anin. Vërtet kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. takohej me Xhibrilin, ishte më bujar në veprat e mira sesa era që sjell shiun.”