Rijadus-Salihin · Hadithi 1371

Përmbushja e obligimeve si rob ndaj all-llahut të madhëruar dhe ndaj zotëriut të tij
1371 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Robi i sinqertë në pronësi të tjetrit ka dy shpërblime.” Pasha Atë, në dorë të të cilit është shpirti i Ebu Hurejrës, sikur të mos ishte xhihadi në rrugën e All-llahut, haxhi dhe mirësia ndaj nënës sime, do të dëshiroja të vdes si rob në pronësi të tjetrit.”