Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se ka thënë: “Do të sjellë All-llahu i Madhëruar afër Vetes një prej robërve të Tij, të cilit i ka dhënë pasuri dhe do t’i thotë: “Ç’ke vepruar në botë?” (Hudhejfe) ka thënë: “E All-llahut nuk mund t’ia fshehin asnjë fjalë.” (en-Nisa, 42). Robi do të thotë: “Zoti im, më ke dhënë pasuri dhe unë kam bërë shitblerje me njerëzit. Karakteri im ka qenë durimi dhe lëshimi pe para borxhlinjve dhe ua kam lehtësuar gjithnjë nevojta-rëve dhe gjithnjë kam lejuar ta vonojnë borxhin.” All-llahu i Madhë-ruar thotë: “Unë kam obligim më të madh për këtë, kapërcejeni robin Tim.” Ukbe b. Amiri dhe Ebu Mes’ud el-Ensariu r.a. thonë: “Kështu e kemi dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 1380
Vlera e udhëtimit për shkak të shitblerjes, dhënies dhe marrjes, gjykimit të drejtë, matjes së saktë, ndalimi i heqjes në peshë, kujdesi i të pasurve ndaj të varfërve
1380
Transmeton Muslimi