Nga nëna e besimtarëve Xhuvejrije binti-l-Harith r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një mëngjes doli nga ajo në kohën e sabahut, ndërsa ajo ishte në mesxhidin e saj. Pastaj u kthye, pasi e fali namazin e duhasë (ora 9-10 paradite, N.I.), kurse ajo ishte ulur, me ç’rast (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Ti qenke në gjendjen e njëjtë në të cilën të kam lënë kur jam ndarë prej teje.” Ajo tha: “Po.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet pas teje kam thënë katër fjalët nga tri herë, dhe sikur ato të mateshin me ato që ti ke thënë gjatë tërë ditës, këto fjalë do të anonin, e ato janë. “Subhanall-llahi ve bihamdihi adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi, ve midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe Atij i qoftë falënderimit në numrin e krijesave të Tij, kënaqësisë së Tij personale, peshën e Arshit të Tij dhe ngjyrës së fjalëve të Tij).” Në transmetim të Tirmidhiut është: “A dëshiron të të mësoj fjalët të cilat do t’i theksosh?” (Pastaj e theksoi tesbihin e cekur, duke e thënë nga tri herë): “Subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi midade kelimatihi, subhannall-llahi midade kjelimatihi, subhanall-llahi midade kelimatihi.”
Në një transmetim tjetër për të: “SuhbhanAll-llahi adede halkihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete Arshihi, subhanall-llahi midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut në numrin e krijesave të Tij, Lavdia i qoftë All-llahut pasi ai është personalisht i kënaqur, Lavdia i qoftë All-llahut në peshën e Arshit, Lavdia i qoftë All-llahut në sasinë e ngjyrës së fjalëve të Tij).