Rijadus-Salihin · Hadithi 1448

Dhikri - përmendja e all-llahut, vlera e dhikrit dhe nxitja e tij
1448 Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “E kam takuar Ibrahimin a.s. natën e Israsë, e ai më tha: O Muhammed, komunikoji umetit tënd nga unë selam dhe lajmëroji se Xheneti është vend i mirë; ujë i ëmbël dhe i shërueshëm. Dhe lajmëroji se Xheneti është rrafshinë; fidani i Xhenetit është subhanall-llahi, uel-hamdu lil-lah, la ilahe il-lall-llah dhe All-llahu ekber.”