Rijadus-Salihin · Hadithi 1455

Vlera e dhikrit në rrathë, preferimi i mbajtjes së tij dhe ndalimi i mosmbajtjes së tij pa shkak të arsyeshëm
1455 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ka engjëj që udhëtojnë gjithnjë dhe kërkojnë ithtarë të dhikrit, e kur gjejnë popullin që e përmend All-llahun e Madhëruar, engjëjt thërrasin: ‘Ejani te nevojat tuaja!’, e pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e kësaj bote, kurse Krijuesi i tyre, edhe pse e di më mirë se ata, i pyet: ‘Ç’po flasin njerëzit e Mi?’” Ka thënë: “Engjëjt thonë: ‘Po të lavdojnë (tesbih) Ty, po të madhërojnë (tekbir) Ty, po të falënderojnë (tahmid) Ty dhe po të lartësojnë (temxhid) Ty’. All-llahu tha: ‘A më kanë parë robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, ata nuk ë kanë parë!’ All-llahu pyeti: ‘Si do të ishin, sikur të më shihnin?’ Engjëjt thonë: ‘Sikur Të të shihnin, ata edhe më tepër do Të të adhuronin, do Të të falënderonin dhe do Të të lavdonin’. All-llahu tha: ‘A po kërkojnë diçka robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Po Të lusin për Xhenet’.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “All-llahu thotë: ‘A e kanë parë atë?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, o Krijues, nuk e kanë parë Xhenetin’. All-llahu atëherë u tha: ‘E si do të luteshin për Xhenetin, sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë Xhenetin, ata edhe më shumë do të lakmonin për të, edhe më shumë do të kërkonin dhe edhe më shumë do të dëshironin’. Atëherë All-llahu i pyeti ata: ‘Prej çfarë gjëje ata kër-kojnë mbrojtje dhe strehim?’ Engjëjt thanë: ‘Ata kërkojnë mbrojtje nga zjarri’. All-llahu tha: ‘A e kanë parë ata zjarrin?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, nuk e kanë parë!’ All-llahu tha: ‘E si do të kërkonin ata mbrojtjen nga zjarri sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë zjarrin, ata edhe më shumë do të iknin nga ai, dhe edhe më shumë do të frikësoheshin nga ai’. All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Bëhuni dëshmitarë që po ua fal atyre.” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një prej engjëjve thotë: ‘O Krijues, në mesin e tyre është një që nuk është prej tyre, Ai ka ardhur në mesin e tyre për shkaqe private.’ All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Ata të gjithë së bashku ulen, nuk mund të jetë i pakënaqur një fqinj i tyre që qëndron ulur në shoqërinë e njëjtë.”

Sipas transmetimit të Muslimit: Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu ka engjëjt udhëtarë të zgjedhur, të cilët i përcjellin tubimet e dhikrit dhe kur gjejnë tubim të dhikrit, ata ulen me ta dhe e mbështjellin njëri-tjetrin me krahët e tyre, kështu që e mbu-shin gjithë ç’ka mes tyre dhe qiellit të kësaj bote. Pasi shpërn-dahen (të tubuarit), engjëjt ngrihen dhe shkojnë në qiell. Atë-herë All-llahu i pyet ata për përmendësit e All-llahut, ndonëse më mirë se ata e di gjendjen e tyre: ‘Prej nga erdhët?’ Engjëjt thonë: ‘Vijmë nga robërit e Tu, që në tokë të bëjnë tesbih, tekbir, tehlil, tahmid dhe lutje!’ All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Për çfarë po më lusin?’ Engjëjt thonë: ‘Të lusin për Xhenetin!’ All-llahu thotë: ‘A e kanë parë ata Xhenetin tim?’ Engjëjt thonë: ‘Jo, Krijuesi ynë!’ All-llahu thotë: ‘E si do të lutnin ata për Xhenetin sikur ta kishin parë atë?’ Engjëjt thonë: ‘Të lusin t’i strehosh ata.’ All-llahu thotë: ‘A e kanë parë ata zjarrin Tim?’ Engjëjt thonë: ‘Jo!’ All-llahu thotë: ‘E si do ta bënin këtë sikur ta kishin parë atë?’ Engjëjt thonë: ‘Ata të lusin për falje’. All-llahu thotë: ‘Unë tashmë të gjithëve ua kam falur dhe u kam dhënë ç’kanë kërkuar dhe i kam mbrojtur nga ajo që kanë kërkuar.” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Engjëjt thanë: ‘Në mesin e tyre ka një rob mëkatar, ai ka ecur dhe rastësisht iu është bashkangjitur.’ All-llahu thotë: ‘Edhe atij ia kam falur, sepse ata janë popull, individët e të cilit nuk mund të jenë jo të lumtur.”